Sinjalistika – Ndalohet Duhani
Interval çmimesh: L460.00 deri më L1,160.00cp
Sinjalistikë Informuese për Hotele, Bare & Restorante
Sinjalistika praktike dhe estetike për organizimin dhe orientimin në ambiente të ndryshme.
Karakteristikat:
– Përdorimi: Ideale për hotele, bare, restorante, zyra, klinika, etj.
– Përmasa: 9 x 14 cm ose 13 x 20 cm
– Materiale:
* Plexiglass i zi – Modern dhe rezistent
* Multistrat – Material natyral dhe elegant
Zgjidhje funksionale dhe vizualisht tërheqëse për çdo ambient.
| Materiali |
Multistrat ,Plexiglass |
|---|---|
| Formati |
9 x 14 Cm ,13 x 20 Cm |
Informacion i extra
Sinjalistika përbën një element thelbësor në çdo ambient si hotel, restorant, bar apo qendër shërbimi. Ajo nuk është thjesht një pjesë dekorative – por një mjet orientues që lidh përdoruesin me ndjesinë e rehatisë dhe sigurisë.
Në hapësirat publike, ku qarkullojnë individë të profileve të ndryshme – klientë nga vende të huaja, vizitorë me gjuhë dhe kultura të ndryshme – sinjalistika e qartë dhe e saktë bëhet e domosdoshme. Ajo orienton, informon dhe ndihmon në organizimin e lëvizjes, duke reduktuar pasigurinë dhe shmangur keqkuptimet apo vonesat e panevojshme.
Instruksione Montimi
1. Matni dhe shënoni pozicionin e vendosjes

2. Hiqni Biadezivin

3. Vendoseni me kujdes sipas shënimeve

4. Ushtroni presion mbi sinjalistikë

Sipërfaqet:
– Mur (i patinuar ose jo)
– (jo graffiato apo textura të tjera)
– Xham, Dru, Hekur
Kujdes!
Pasi ngjitet në mur ose dru nuk mund të hiqet lehtë.
Le shenjë ose mund të dëmtojë materialin.
Nëse duhet ta zëvendësoni na kontaktoni dhe do ju dërgojmë një video me mënyrën e heqjes.
TRANSPORTI & VENDODHJA
Transport falas për blerje mbi 5000L (dorëzimi në Tiranë).
Për blerje nën këtë vlerë, shërbimi është me pagesë. Korrieri ynë do të dorëzojë porosinë në adresën e specifikuar gjatë blerjes.
2-3 Ditë
300 L
Transport falas për blerje mbi 7000L (dorëzimi në zonat jashtë Tiranës). Për blerje nën këtë vlerë, shërbimi është me pagesë. Posta do të dorëzojë porosinë në adresën e specifikuar gjatë blerjes.
3-5 Ditë
700 L
