Menu Druri – Me kapëse metalike
L920.00cp
Mbajtëse Menu me bazë multistrat dhe cover lëkure sintetike
Kjo mbajtëse elegante dhe funksionale është krijuar për të ofruar prakticitet dhe estetikë në çdo ambient profesional. Baza e saj prej druri multistrat i jep qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi, ndërsa mbulesa me lëkurë sintetike shton një pamje moderne dhe tërheqëse.
E pajisur me mekanizëm me kapëse, lejon vendosjen dhe zëvendësimin e lehtë të disa fletëve të menusë sipas nevojës. Kjo e bën ideale për përdorim në restorante, bare, bistro apo hotele që kërkojnë organizim efikas dhe paraqitje profesionale.
Karakteristika kryesore:
– Baza multistrat për qëndrueshmëri të lartë
– Cover me lëkurë sintetike elegante
– Mekanizëm me kapëse për vendosje praktike të fletëve të menusë
– E përshtatshme për restorante, bare, bistro dhe hotele
– Ky aksesor është zgjidhja perfekte për çdo biznes HORECA që dëshiron të kombinojë funksionalitetin me stilin.
| Materiali |
Druri |
|---|
Informacion i extra
Menu Cilësore – Elegancë dhe Qëndrueshmëri për Biznesin Tuaj
Menuja është një nga elementët më të rëndësishëm të çdo restoranti, bari apo hoteli. Ajo nuk është vetëm një listë me ushqime e pije, por një prezantim i identitetit tuaj dhe i kujdesit që tregoni ndaj klientëve. Një menu cilësore është detaji i vogël që bën ndryshimin e madh.
Ne krijojmë menu të punuara me materiale premium si lëkura natyrale ose artificiale e përzgjedhur, pëlhura elegante apo kombinime moderne me elementë druri dhe metali. Çdo produkt përpunohet me kujdes deri në detajin më të vogël, duke garantuar qëndrueshmëri, jetëgjatësi dhe stil.
Përveç rezistencës, menutë tona mund ofrojnë edhe personalizim të plotë: logo e gdhendur ose e stampuar, ngjyra që përputhen me imazhin e biznesit tuaj dhe mekanizma praktikë për ndërrimin e faqeve. Kështu, ju mund të kombinoni funksionalitetin me dizajnin, duke krijuar një përvojë më të veçantë për klientët tuaj.
Një menu e punuar me cilësi nuk është thjesht një produkt – është një investim në imazhin e restorantit tuaj, që rrit besueshmërinë dhe lë përshtypje profesionale që nga momenti i parë.
TRANSPORTI & VENDODHJA
-
Transporti në gjithë zonën e Tiranës
Transport falas për blerje mbi 5000L (dorëzimi në Tiranë).
Për blerje nën këtë vlerë, shërbimi është me pagesë. Korrieri ynë do të dorëzojë porosinë në adresën e specifikuar gjatë blerjes.
2-3 Ditë
300 L
-
Transporti në gjithë Shqipërinë (Zonat jashtë Tiranës)
Transport falas për blerje mbi 7000L (dorëzimi në zonat jashtë Tiranës). Për blerje nën këtë vlerë, shërbimi është me pagesë. Posta do të dorëzojë porosinë në adresën e specifikuar gjatë blerjes.
3-5 Ditë
700 L
